Bota

Viti i Ri në Kosovë/ 22 të lënduar nga fishekzjarret

22 persona janë lënduar nga fishekzjarret dhe kapsollet në Kosovë.

D.XH
Viti i Ri në Kosovë/ 22 të lënduar nga fishekzjarret
Viti i Ri ne Prishtine

PRISHTINË - Nata e ndërrimit të viteve, përpos festimeve të shumta, shënon edhe incidente, sidomos nga fishekzjarret, që hidhen për Vitin e Ri.

Mediat e Kosovës shkruajnë se 22 persona janë lënduar nga fishekzjarret dhe kapsollet. Ndërsa, një person është plagosur nga një plumb qorr.

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit të 2023, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 249 persona.

Qytetarët e Kosovës në këtë vit do të mund të lëvizë lirshëm në BE, pas liberalizimit të vizave./ZËRI/

Poll

MOS HUMB