Bota

Vidhte nën kërcënimin e sëpatës, pranga të riut shqiptar në Itali

Kanani kreu disa grabitje në një hark të shkurtër kohor, nën kërcënimin e armës, duke frikësuar dhe klientët e bizneseve që kishte në shënjestër

E.K
Vidhte nën kërcënimin e sëpatës, pranga të riut
Elis Kanani

ITALI- Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga karabinierët, pasi dyshohet si autor i tre grabitjeve në muajin e kaluar. I riu shqiptar, i identifikuar si Elis Kanani, dyshohet se i ka kryer grabitjet me dhunë në zonën e Katanias.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka sulmuar një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka kapur me forcë dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro.

Disa orë më vonë, i armatosur me sëpatë, Kanani ka hyrë në një lokal, duke kërcënuar dy punonjësit dhe duke marrë 160 euro, raporton La Sicilia.

Një ditë më pas, ai grabiti një dyqan ushqimesh në Viagrande. Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Katanias, ai ka shtrirë në tokë një klient që po përpiqej ta ndalonte dhe më pas mori 200 eurot e mbetura në kasë.

Makina tip “Alfa Romeo” që ai përdori për t’u largua nga vendngjarja dhe që u kap nga kamerat e sigurisë ndihmoi policinë në identifikimin e 29-vjeçarit./Zëri 

Poll

MOS HUMB