
SHBA- Një grup i dytë dokumentesh gjyqësore ka nxjerrë në pah detaje të reja në lidhje me kontaktet e ngushta të pedofilit të dënuar për krime seksuale, Jeffery Epstein. Sipas dokumentave të gjykatës të publikuar së fundmi, Bill Clinton dyshohet se hyri në redaksinë e Vanity Fair dhe kërcënoi stafin e revistës që të mos' shkruanin artikuj trafikimi seksual për mikun e tij të mirë'.
Pretendimi i mësipërm u bë nga Virginia Giuffre, gruaja e parë që akuzoi publikisht Epstein për abuzim seksual dhe se ai e detyroi atë të bënte seks me Princin Andrew, në një email që ajo shkëmbeu në 2011 me gazetaren Sharon Churcher, e cila po e ndihmonte të mbyllte librin e saj, shkruan BBC. Informacioni për ish-presidentin amerikan është përfshirë në informacionin e fundit të zbuluar mbrëmjen e së enjtes.
Dokumentet e reja përfshijnë gjithashtu një sugjerim nga një avokat i Virginia Giuffre se ish-presidenti Clinton "mund të ketë informacion" mbi aktivitetet e Maxwell dhe Epstein sepse ai kishte udhëtuar me ta. Nga ana e tij Clinton e ka pranuar se ishte një ish-bashkëpunëtor i Epstein dhe ka zhvilluar udhëtime me avionin privat të Epstein, por ka mohuar keqbërjen ose njohuri për krimet e tij.
Gjithashtu dokumentet hedhin më shumë dritë mbi shtrirjen e aktiviteteve të paligjshme të Epstein dhe Maxwell. Në një deklaratë të vitit 2016, Joseph Recarey, një detektiv policie në Palm Beach, Florida, thotë se rreth 30 gra i kishin folur atij për "kryerjen e masazhit dhe punës në shtëpinë e Epstein" në ishullin buzë plazhit. Ai thotë se Maxwell ishte i përfshirë në rekrutimin e vajzave për të bërë masazhe në rezidencë.
Shumë emra në dokumente tashmë janë zbuluar publikisht, ose janë përmendur rastësisht si pjesë e procedurave të ndryshme ligjore, dhe përfshirja e tyre nuk sugjeron domosdoshmërisht keqbërje në lidhje me Epstein./ZËRI