Bota

Gjenden trupat e pajetë të dy grave, dyshohet të jenë vrarë nga e njëjta dorë

Njëra prej grave u gjet e djegur në një banesë, tjetra e mbuluar në një pellg gjaku në rrugë

E.K
Gjenden trupat e pajetë të dy grave, dyshohet të jenë
Krim i dyfishte ne Itali

ITALI- Dy gra janë gjetur të vdekura në zonën e Agrigento në Siçili, në dy shtëpi të ndryshme.

Trupi i njërës prej dy viktimave, të dy shtetase rumune, ka qenë i djgur. Hetuesit po vlerësojnë hipotezën e një vrasjeje të dyfishtë. Zbulimi tragjik u bë nga zjarrfikësit të cilët iu përgjigjën gjatë natës thirrjes për rënienh e zjarrit. Menjëherë pas kësaj, gruaja e dytë u gjet e vdekur në via Da Vinci. 

Gruaja e parë u gjet e vdekur në një banesë që dyshohet se i është vënë zjarri qëllimisht. Ndërkohë që trupi i dytë u gjet disa metra më larg, i rrethuar nga një pellg gjaku.

Për shkak se zbulimi u trupave u bë në një zonë të afërt, karabinierët kanë dyshimet se krimet janë kryer nga e njëjta dorë. Gruaja që u gjet jashtë banesës është sulmuar në rrugë.

Hetimet për zbulimin e autorit/ autorëve të këtyre ngjarjeve vijojnë./Zëri 

Poll

MOS HUMB