
SPANJË- Një incident i rëndë është regjistruar në Majorca të Spanjës ku tetë turistë britanikë, të dehur u përleshën në një lokal ndërsa dy kamarierë mbetën të plagosur. Në një prononcim për Daily Mail, dy kamarierët kanë treguar momentin kur u sulmua nga britanikët. Ndërkohë të plagosur mbetën dhe dy oficerë të policisë pasi nisi dhuna. Ngjarja u regjistrua në restorantin e klubit të plazhit Balneario Illetas në Calvia. Ata dolën para gjykatës ku u njohën me masat e sigurisë.
Në pamjet, të cilat qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, shihet se përleshja ishte e dhunshme, ndërsa njerëzit e përfshirë në sherr binin njëri pas tjetrit duke u shembur në tokë nga goditjet. Ndërkohë stafi i lokalit ndërhyri për të shuar sherrin, por ishte e kotë.
Kamarierët deklaruan se britanikët u bënë menjëherë agresivë, ndërsa gjithçka nisi pasi kamarierët u kishin kërkuar të mos i hidhnin mbeturinat në rërë dhe në det.




Përleshja në Majorka vjen në një sfond të protestave të vazhdueshme anti-turiste në ishull. Të shtunën e kaluar, rreth 15,000 njerëz dolën në rrugët e Palmës për të protestuar kundër turizmit të jashtëzakonshëm, me ata që marshuan duke mbajtur pankarta që shkruanin "turistët të shkojnë në shtëpi"./ZËRI