Bota

Papa Françesku 'cedon' sërish, bën deklaratën seksiste: Thashethemet janë punë për "gra"! 

Të enjten, gjatë një takimi me një grup priftërinjsh të rinj është shprehur se: Thashethemet janë punë për "gra"! 

k.m.
Papa Françesku 'cedon' sërish, bën deklaratën
Papa Françesku

VATICAN- Papa Françesku ka bërë një tjetër deklaratë për të cilën ndoshta do të kërkojë falje sërish. Të enjten, gjatë një takimi me një grup priftërinjsh të rinj është shprehur se: Thashethemet janë punë për "gra"! 

Sipas gazetës italiane La Repubblica, media e cila citon uebsajtin me përmbajtje fetare Silere non possum (nuk mund të hesht), Papa thuhet se ka shtuar: Ne veshim pantallona, ​​duhet të flasim hapur. Deklaratë kjo që pritet të trazojë ujërat njëjtë si ajo e para pak ditëve më parë, për të cilën menjëherë kërkoi falje. 

Por çfarë tha Papa Françesku?

Në takimin me peshkopët në Romë, Papa Françesku thuhet se ka përdorur termin fyes dhe poshtërues "frociaggine", që në shqip përkthehet "pederast". Fjala fyese thuhet se u shqiptua nga Papa gjatë një takimi me dyer të mbyllura me peshkopët në Romë javën e ardhshme, ku ata thuhet se diskutuan nëse burrat homoseksualë duhet të pranohen në seminaret katolike. Pasi lajmi u bë publik, Papa kërkoi falje./ZËRI

Poll

MOS HUMB