
RUSI- Kur Vladimir Putin dëshiron të pushojë nga detyrat e tij presidenciale, ai bën pushime dhe shpenzon... në kufirin e NATO-s. Pamjet e reja me dron zbulojnë për herë të parë pronën e fshehtë luksoze të të ‘’fortit’’ të Kremlinit, e vendosur 30 km nga kufiri finlandez në liqenin idilik Ladoga.
Parajsa e Putinit ndodhet në një vend idilik, brenda një zone të pyllëzuar në gjirin Marialakhti të Karelias në Rusinë veriperëndimore, që kufizohet me vendin skandinav, shkruan gazeta gjermane "Bild", duke cituar informacione nga një prej kundërshtarëve të tij më të njohur.
Prona e Putinit ka, ndër të tjera, dy platforma helikopterësh dhe një ujëvarë private, siç zbulohet nga agjencia e drejtuar nga kundërshtari i tij rus, oligarku i mërguar Mikhail Khodorkovsky. Kjo është agjencia e hetimit “Dossier Center”, e cila ka postuar edhe një video në YouTube, e cila jep një pamje të pallatit të fshehur të presidentit rus që ndodhet në kufirin e aleancës së Atlantikut të Veriut.
Kompleksi i Putinit përmban, ndër të tjera, "tre rezidenca të stilit modern, dy helipadat, disa marina për jahte, një fermë troftash, një fermë, si dhe një ujëvarë private."
“Ndodhet në brigjet e liqenit Lagonda, pjesë e një parku kombëtar”, siç theksojnë agjencia “Business Insider” dhe gazeta “Bild”.
Pallati sekret i Putinit mbrohet nga gardhe, të cilat monitorohen nga sensorë elektronikë nën syrin vigjilent të njësive speciale të sigurisë. Shenjat në tokë që janë të dukshme tregojnë se është i blinduar me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.
Sipas raportit të agjencisë ruse, duke cituar dëshmi të banorëve vendas, Vladimir Putin viziton një herë në vit vilën e tij të deritanishme sekrete në kufirin e NATO-s, pasi fillimisht shkon në manastirin e afërt "Balaam".
Puna për ndërtimin e pronës luksoze të presidentit rus filloi rreth 10 vjet më parë dhe paratë e shpenzuara erdhën nga asetet e tij që i përkisnin kompanive të menaxhuara nga financuesi i tij, Yuri Kovalcha, komenton agjencia "Business Insider"./ZËRI