Bota

Hidhet acid në drejtim të një nëne dhe dy fëmijëve të saj, lëndohen dhe 6 persona

Tre gra dy rreth të 30-ave dhe një rreth të 50-ave, të cilat i erdhën në ndihmë familjes janë larguar nga spitali me lëndime të lehta djegieje.

f.t
Hidhet acid në drejtim të një nëne dhe dy fëmijëve
PAMJE NGA NGJARJA

BRITANI E MADHE- Një ngjarje tronditëse ështe regjistruar mbrëmjen e djeshme në Londër ku janë plagosur nëntë persona. The Guardian raporton se plagosja e nëntë personave ka ardhur pasi është hedhur acid në drejtim të një gruaje dhe dy fëmijëvë të saj. 

Tre gra dy rreth të 30-ave dhe një rreth të 50-ave, të cilat i erdhën në ndihmë familjes janë larguar nga spitali me lëndime të lehta djegieje. Një burrë në të 50-at e tij, i cili gjithashtu ndihmoi në refuzimin e trajtimit spitalor për lëndime të lehta dhe pesë oficerë policie që u plagosën, janë trajtuar po ashtu nga spitali.

Nëna dhe dhe vajza e saj 3-vjeçare kanë pësuar lëndime të rënda që mund të ndryshojnë jetën pas sulmit me një substancë gërryese alkaline në Londrën jugore. Policia ka nisu hetimet dhe është vënë në kapje të autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB