
UKRAINË- Shefit të ushtrisë së Ukrainës, Valery Zaluzhny, i është komunikuar shkarkimi. Lajmi bëhet i ditur përmes burimeve të CNN, edhe pse nuk ka ende një dekret zyrtar për shkarkimin e tij, ndërsa dekreti presidencial pritet të nënshkruhet deri në fund të javës.
Kjo do të ishte tronditja më e madhe ushtarake nga Zelensky që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë pothuajse dy vjet më parë. Lajmet për takimin dhe shkarkimin e Zaluzhny, shpërthyen në Kiev të hënën në mbrëmje, pas një përçarje që kishte ndodhur midis presidentit dhe komandantit të tij të përgjithshëm, pas dështimit të kundërofensive ukrainase vitin e kaluar.
Tensionet thuhet se janë rritur veçanërisht kur Zaluzhny e përshkroi luftën me Rusinë si një ngërç, në një intervistë me revistën “Economist” në nëntor.
Të hënën, zëdhënësi presidencial Serhiy Nykyforov deklaroi se thashethemet për shkarkimin e shefit të ushtrisë ishin të pavërteta. Ministria e Mbrojtjes publikoi gjithashtu një mesazh në kanalet e saj të mediave sociale ku shkruhej: “Të dashur gazetarë, një përgjigje e menjëhershme për të gjithë: Jo, kjo nuk është e vërtetë”.
Dhe në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes të hënën, vetë Zelensky nuk iu referua fare shefit të ushtrisë së tij.