Bota

‘Viktor Orban u bind’, BE miraton paketën e ndihmës për Ukrainën

Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për 50 miliardë euro për Ukrainën

E.K
‘Viktor Orban u bind’, BE miraton paketën e ndihmës
Orban duke u takuar me kryeministrin bullgar

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka rënë dakord për të zhbllokuar paketën e ndihmave prej 50 miliardë eurosh që do ti jepen Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

"Ne kemi një marrëveshje," shkroi Michel në X, ndërsa shtoi se kjo marrëveshje "mbyll një financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën".

Në këtë mënyrë i është dhënë fund dhe vetos së Hungarisë, e cila përmes liderit të saj Viktor Orban kishte paralajmëruar se do të bllokonte paketën e ndihmës, siç kishte bërë tashmë në një samit evropian dhjetorin e kaluar.

Orban kishte thënë se donte të detyronte një rishikim të politikës së BE-së ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë e angazhimit për të financuar Ukrainën për katër vitet e ardhshme.

Burime diplomatike i thanë Reuters se marrëveshja e re përfshin një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet, "nëse nevojitet".

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se sot ishte "një ditë e mirë për Evropën".

Kryeministri polak Donald Tusk, i cili kishte qenë shumë kritik ndaj asaj që ai e quajti "lojën e çuditshme dhe egoiste" të zotit Orban, postoi në X: "Viktor Orban mund të bindej... Le të vazhdojmë".

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB