Bota

Biden hutohet, tenton të ulet në një karrige imagjinare

Kjo pasi, pas takimit me Presidentin e Francës, Emannuel Macron, Biden u përpoq të ulej në një karrige që në fakt nuk ekzistonte.

E.K
Biden hutohet, tenton të ulet në një karrige imagjinare
Joe Biden

SHBA- Ndodh sërish, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u bë viral gjatë festimeve për 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi, që po mbahen në Francë. Kjo pasi, pas takimit me Presidentin e Francës, Emannuel Macron, Biden u përpoq të ulej në një karrige që në fakt nuk ekzistonte. Ai tentoi të ulej disa herë duke u përkulur, derisa më në fund e kupton, se nuk ka karrige dhe i duhet të qëndrojë në këmbë.


Kjo nuk është hera e parë që Biden bën gafa gjatë takimeve të tij. Shumë analistë dhe rivali i tij në garën presidenciale, Donald Trump kanë vënë disa herë në pikëpyetje aftësitë e tij, fizike dhe mendore për të drejtuar Zyrën Ovale./ZËRI

Poll

MOS HUMB