
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e humbi durimin kur një gazetar e pyeti nëse Rusia po planifikonte të NATO-n. Në një konferencë, Putini iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ndërkombëtarë, diçka që është bërë shumë e rrallë që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Putin tentoi gjithashtu që të minimizonte edhe çështjen e kërcënimeve bërthamore.
"A je i çmendur? Jeni budallenj gjë? Kush e shpiku këtë gjë?! Kjo është e pakuptimtë, e kupton? Thoni një mori marrëzish...,"-tha Putin në një konferencë për shtyp në margjinat e Forumit vjetor Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.
MOMENTI ME VIDEO:
Presidenti rus ka qenë hapur kundër Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për vite dhe madje ka pohuar se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes është ajo që dyshohet se e shtyu atë të pushtonte Ukrainën. Kohët e fundit, tensionet kanë qenë në kulmin e tyre dhe Putini ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia mund të përdorë të gjitha metodat e disponueshme për të mbrojtur veten, nëse kërcënohet sovraniteti ose integriteti i saj territorial.
Po ashtu, Putin paralajmëroi gjithashtu se Rusia mund të hakmerrej nëse do të kishte prova se vendet perëndimore kishin ndërhyrë drejtpërdrejt në luftë./ZËRI