
BRITANI E MADHE- Video e një të riu shqiptar, i cili tentoi që t’i shpëtonte policisë gjatë kontrolleve në një shtëpi bari, është bërë virale në mediat angleze.
19-vjeçari shqiptar shihet duke dalë dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e Ëest Mercia, e cila kishte ndërmarrë një aksion pas një informacioni për aktivitetin e paligjshëm që kryehej aty. Burri u detyrua të kalonte një pengesë për të shmangur arrestimin, por shumë shpejt u arrestua në një kopsht aty pranë.
Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 £. Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 £ secila.
Oficerët sekuestruan bimë kanabisi së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Bastisja ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë.
Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar i dyshuar për kultivimin e kanabisit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
PC Rod Hartwright, nga policia e West Mercia, tha se: “Urdhëri tregon se ne nuk do të tolerojmë drogën brenda komunitetit tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas informacionit që na jepet për drogën.
Droga ka një ndikim negativ në komunitetet tona dhe mund të çojë në kriminalitete të tjera të lokalizuara dhe dëmtim dhe shfrytëzim të njerëzve vulnerabël.”