Bota

Sulm me armë në Rotterdam, 2 viktima

Pasi ka kryer sulmin ai është larguar nga banesa, të cilës ka dashur ti vërë dhe flakën dhe i armatosur është futur në Qendrën Spitalore Universitare të Roterdamit  dhe ka hapur zjarr, nga të shtënat humbi jetën një mjeke.  

E.K
Sulm me armë në Rotterdam, 2 viktima
Pamje nga vendi i ngjarjes

HOLANDË- Dy sulme me armë zjarri kanë përgjakur këtë të enjte Rotterdamin. Raportohet se një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grua dhe ka plagosur rëndë vajzën e saj, të mitur brenda në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në afër banesës së tij, pasi jetonin në të njëjtën lagje.

Pasi ka kryer sulmin ai është larguar nga banesa, të cilës ka dashur ti vërë dhe flakën dhe i armatosur është futur në Qendrën Spitalore Universitare të Roterdamit  dhe ka hapur zjarr, nga të shtënat humbi jetën një mjeke.  

Ai u arrestua nga Policia. Përmes një deklarate për mediat Policia bën me dije se motivi i tij mbetet ende  paqartë ndërsa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

"Ne jemi të tronditur nga ky incident i tmerrshëm. Të shtëna u regjistruan në dy vende të ndryshme në qytet. Shumë njerëz ishin dëshmitarë. Ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat, " tha kryetari i bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb. 

 “I dyshuari ishte i njohur për autoritetet ligjzbatuese. Dhe në vitin 2021 ai u ndoq penalisht dhe u dënua për abuzim me kafshët”, tha Hugo Hillenaar, kryeprokurori i Roterdamit.

Poll

MOS HUMB