Bota

U arrestua dhe dhunua, lirohet nga burgu politikani opozitar serb

Vendimi për lirimin e tij u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit

f.t
U arrestua dhe dhunua, lirohet nga burgu politikani opozitar serb
Nikolla Sandulloviç

SERBI- Politikani opozitar serb, Nikola Sandulloviç, është liruar nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish. Avokati i i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviç njoftoi se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit, duke theksuar Bashkimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë.

“Nikolla Sandulloviç sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare. Vendimi vjen vetëm një orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij. Vendimi për arrestimin e tij ishte një vendim politik urrejtjeje”,-shkroi Stojkoviç në rrjetin social X.

Nikola Sanduloviç është i vetmi politikan serb, që ka nderuar varret e familjes Jashari në Prekaz. Një ditë pasi ai kujtoi se ka nderuar familjen Jashari, u torturua nga BIA serbe, ndërsa tashmë ndodhet në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB