Bota

U deh dhe i tregoi të gjitha, ylli i OnlyFans arrestohet në Poloni, spiunoi për Lukashenkon

Daria Ostapenko thuhet se ka spiunuar për shërbimin sekret për shtatë vjet, periudhë gjatë së cilës aktiviteti i opozitës kundër Lukashenkos është intensifikuar.

E.K

U deh dhe i tregoi të gjitha, ylli i OnlyFans arrestohet në Poloni,

POLONI- Një modele OnlyFans e rekrutuar nga shërbimi sekret bjellorus është arrestuar në Poloni, pasi akuzohet se ka spiunuar për llogari të liderit autoritar të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Daria Ostapenko thuhet se ka spiunuar për shërbimin sekret për shtatë vjet, periudhë gjatë së cilës aktiviteti i opozitës kundër Lukashenkos është intensifikuar.

Një veterinere me profesion, Ostapenko, 36 vjeçe, akuzohet se është paraqitur si një aktiviste e opozitës që donte të rrëzonte Lukashenkon, por në fakt po informonte shërbimin sekret të KGB-së për aktivistët pro-demokracisë që kishin ikur jashtë vendit, si në Poloni. Ostapenko po përdorte punën në OnlyFans si kopertinë, raporton Daily Mail . Ajo thuhet se ka punuar më parë në pornografi nën pseudonimin Rita Martin.

Ajo bëri thirrje për "veprim më të vendosur për të përmbysur qeverinë në Bjellorusi" dhe sugjeroi që opozita të mblidhte armë për të pushtuar Bjellorusinë dhe për të organizuar një shpërthim në kufirin me Bjellorusinë. Por ajo u zbulua pas disa pijeve, raporton agjencia e lajmeve opozitare bjelloruse Zerkalo.

Ajo foli për rolin e saj të vërtetë në Poloni, i cili ishte t'i jepte informacion KGB-së së Lukashenkos. Deklaratat e saj iu përcollën Shërbimit të Sigurisë së Brendshme polake dhe ajo u arrestua. Sipas informacioneve, provat e marrëdhënieve të saj me KGB-në Bjelloruse u gjetën në smartphone të saj. Ajo akuzohet sipas ligjeve të spiunazhit të Polonisë, të cilat parashikojnë dënime me burg nga pesë deri në 30 vjet.

Lukashenko ka sunduar Bjellorusinë me grusht të hekurt për tre dekada. Ai është aleati më i afërt i Vladimir Putin, lideri i një vendi shumë të varur nga Rusia./ZËRI

Poll

MOS HUMB