Bota

VD- Donin të digjnin Kuranin, ekstremistët ikin me vrap

Në fund, protestuesit e ‘shpëtuan’ Kuranin.

f.t
VD- Donin të digjnin Kuranin, ekstremistët ikin me vrap
pamje nga vendngjarja

HOLANDË-  Një përleshje shpërtheu në Holandë midis policisë dhe një grupi që përpiqej të parandalonte një sulm ndaj librit të shenjtë mysliman, Kuranit. Tubimi ishte organizuar nga Edwin Wagensveld, udhëheqës i lëvizjes Evropianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), por si duket nuk shkoi sipas planit.

Policia tha se grupi po demonstronte kundër djegies së Kuranit të nga PEGIDA, për të cilën ata kishin marrë leje nga bashkia e Arnhemit. Ky grup tentoi të ndërhyjë, gjë që solli deri te ndërprerja e demonstratës, kurse burrat që tentuan të djegin Kuranin janë detyruar të ikin. 

Në fund, protestuesit e ‘shpëtuan’ Kuranin. Tre persona u arrestuan për mosbindje ndaj autoritetit dhe tre policë morën lëndime të lehta. Drejtuesi i PEGIDA-s është vënë nën mbrojtjen e policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB