Bota

Deputeti gjerman: Vuçiç autokrat, sjellja e tij duhet ndëshkuar

Deputeti i Bundestagut gjerman deklaroi se sjellja autokratike e Vuçiç nuk mund të tolerohet më.

D.XH
Deputeti gjerman: Vuçiç autokrat, sjellja e tij duhet
Josip Juratovic

GJERMANI – Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviç tha se Bashkimi Europian duhet që të rishikojë negociatat për anëtarësim me Serbinë, pas parregullsive të shumta që janë gjetur në zgjedhjet e përgjithshme, të mbajtura në dhjetor 2023.

Juratoviç theksoi se nuk mund të vazhdohet që të tolerohet sjellja gjithmonë e më autokratike e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. “Në politikën tonë të jashtme, ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët, me të cilët do të negociojmë. Jemi në një situatë, ku kryetari i shtetit shkel rregullat demokratike në zgjedhje. Ne nuk mund ta tolerojmë në këtë formë. Besoj se nuk jam i vetmi, që mendoj se negociatat e mëtejshme mes BE-së dhe Serbisë duhet që të ‘ngrihen’. Kjo duhet bërë, derisa të respektohen rregullat demokratike në Serbi”, tha Juratoviç.

Josip Juratoviç vuri në dukje se të gjithë ata që bashkëpunojnë me BE-në, duhet që të respektojnë ligjet dhe rregullat e botës së lirë demokratike.

“Ajo që mund të ndikojmë është që ata që duan të bashkëpunojnë me ne, duhet të respektojnë rregullat demokratike, nëse duan të jenë partnerët tanë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen. Këto zgjedhje janë paralajmërimi i fundit, për tolerancën tonë ndaj qasjes autokratike gjithnjë e më të fortë të Aleksandar Vuçiçit dhe ndjekësve të tij”, tha deputeti i Bundestagut të Gjermanisë, Josip Juratoviç.

Deputeti gjerman Juratoviç ishte ndër të parët që reagoi pas zgjedhjeve në Serbi, duke u shprehur se zgjedhjet serbe kishin shumë probleme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB