Bota

La Manshi 'kanali i vdekjes'/ 5 emigrantë humbën jetën këtë fundjavë, shpëtohen 180 të tjerë

Ka shqetësime të shtuara se më shumë emigrantë do të përpiqen të kryejnë kalimin ilegal drejt Britanisë në mot të ftohtë, duke rrezikuar vdekjen brenda pak minutash nëse bien në det.

f.t
La Manshi 'kanali i vdekjes'/ 5 emigrantë humbën jetën
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Pesë emigrantë vdiqën gjatë fundjavës pasi u përballën me ujin e ftohtë të detit dhe temperatura nën zero të ajrit teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit për në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë mësohet se më shumë se 180 njerëz u shpëtuan.

Prefektura detare tha se kishte qenë në gatishmëri që nga e premtja dhe të paktën katër operacione shpëtimi ishin kryer, me pesë persona të vdekur në orët e para të së dielës në brigjet e Wimereux, në Pas-de-Calais.

“Në total, 182 persona u shpëtuan në det të hapur nga autoritetet franceze gjatë natës së 13 janarit dhe gjatë ditës më 14 janar. Përballë kësaj situate, ne nuk do të dorëzohemi. Forcat e rendit janë mobilizuar plotësisht për të luftuar kundër kalimeve detare dhe për të shpëtuar jetë”, tha prefektura në një deklaratë për The Guardian.

Gjithashtu ka shqetësime të shtuara se më shumë emigrantë do të përpiqen të kryejnë kalimin ilegal drejt Britanisë në mot të ftohtë, duke rrezikuar vdekjen brenda pak minutash nëse bien në det./ZËRI

Poll

MOS HUMB