Bota

Trump: Statusi bërthamor i Iranit është i pasigurt, nuk vazhdojnë bisedimet këtë fundjavë

Trump përsëriti se Irani “mund të ketë një mundësi tjetër” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se iranianët po i drejtohen atij.

F.m
Trump: Statusi bërthamor i Iranit është i pasigurt, nuk
Presidenti Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump i tha Reuters se është e pasigurt nëse programi bërthamor i Iranit ekziston pas sulmeve të Izraelit dhe se bisedimet e SHBA-së me Iranin janë ende të planifikuara për të dielën, megjithëse ai nuk është i sigurt nëse ato do të ndodhin.

“Ne dinim gjithçka dhe unë u përpoqa ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja. U përpoqa t’i shpëtoja me shumë mund sepse do të doja shumë të kisha parë një marrëveshje të arritur. Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, megjithatë, nuk është tepër vonë,”- tha Trump për Reuters në një intervistë telefonike.

Në një intervistë tjetër telefonike me NBC News, Trump përsëriti se Irani “mund të ketë një mundësi tjetër” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se iranianët po i drejtohen atij.

“Tani, ata mund të kenë një mundësi tjetër. Do ta shohim”, tha Trump për NBC.

“Po më telefonojnë për të folur”, shtoi Trump pa specifikuar se kush po e telefonon. “Të njëjtët njerëz me të cilët punuam herën e fundit… Shumë prej tyre tani kanë vdekur.”

Poll

MOS HUMB