Bota

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për zgjidhje diplomatike të tensioneve Iran-Izrael

Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani qëlloi rreth 100 dronë drejt territorit të saj, shumë prej të cilëve u kapën, pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës.

F.m
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për zgjidhje
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

SHBA- Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë folën këtë mëngjes pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit gjatë natës, sipas një zëdhënësi nga Zyra e Kryeministrit Britanik.

“Udhëheqësit diskutuan shqetësimet e mëdha të prej kohësh në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm që mund të destabilizojë më tej rajonin”, thuhet në deklaratë.

“Udhëheqësit riafirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe ranë dakord që një zgjidhje diplomatike, në vend të veprimeve ushtarake, ishte rruga përpara”, shtoi ajo.

Ushtria izraelite ka deklaruar se Irani qëlloi rreth 100 dronë drejt territorit të saj, shumë prej të cilëve u kapën, pasi Izraeli kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës. IDF thotë se ka kryer sulme në lokacionet bërthamore dhe thotë se shefi i Gardës Revolucionare Hossein Salami dhe komandantë të tjerë janë vrarë. Irani nga ana tjetër ka deklaruar se gjashtë shkencëtarë janë vrarë, ndërsa televizioni shtetëror raporton se midis të vdekurve ka civilë, përfshirë fëmijë, kjo nuk është verifikuar. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkon Iranit të arrijë një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, duke paralajmëruar për sulme "edhe më brutale" izraelite.

Poll

MOS HUMB