Bota

Trump fton Papa Leo XIV në Shtëpinë e Bardhë, letrën ia dha përmes Vance

Ftesa e presidentit për papën e parë amerikan u dorëzua në një letër nëpërmjet zëvendëspresidentit JD Vance, i cili mori pjesë në meshën e parë të papës të dielën dhe më vonë u takua me papën.

F.m
Trump fton Papa Leo XIV në Shtëpinë e Bardhë, letrën ia
Papa Leo dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump e ka ftuar Papa Leo XIV në Shtëpinë e Bardhë, tha sekretarja e shtypit Karoline Leavitt gjatë një konference informimi të hënën.

Ftesa e presidentit për papën e parë amerikan u dorëzua në një letër nëpërmjet zëvendëspresidentit JD Vance, i cili mori pjesë në meshën e parë të papës të dielën dhe më vonë u takua me papën.

“Zëvendëspresidenti i përcolli Papës një letër nga presidenti dhe nga zonja e parë, duke i shprehur urimet e tyre të ngrohta dhe duke i ftuar ata në Shtëpinë e Bardhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Leavitt.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB