Bota

U diagnostikua me kancer/ Vjen reagimi i parë nga Biden: Na prek të gjithëve, jemi të fortë

Familja e ish-presidentit po shqyrton mundësin e kurimit të Biden, ndërsa sëmundja i ka prekur edhe kockat. 

F.I
U diagnostikua me kancer/ Vjen reagimi i parë nga Biden: Na prek të
Joe dhe Jill Biden

SHBA- Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë pasi zyra e tij zyra e tij njoftoi se ai është diagnostikuar me kancer në prostatë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas një fotoje me bashkëshorten, Jill Biden, ish-çifti presidencial shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë që kur lajmi u bë publik.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje”,-shkruan Biden.

Biden u diagnostikua me një “formë agresive” të kancerit të prostatës, sipas një deklarate nga zyra e tij personale të dielën. Familja e ish-presidentit po shqyrton mundësin e kurimit të Biden, ndërsa sëmundja i ka prekur edhe kockat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek burrat pas kancerit të lëkurës.

Biden ka mbajtur një profil relativisht të ulët që kur u largua nga detyra. Ai e ndan kohën midis shtëpive të tij në Wilmington dhe Rehoboth Beach në Delaware dhe vizitave në zyrën e tij në Uashington./ZËRI

Poll

MOS HUMB