Bota

Tjetër tragjedi në Kanalin Anglez, vdes vajza 7-vjeçare

Prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.

F.m
Tjetër tragjedi në Kanalin Anglez, vdes vajza 7-vjeçare
Francë

BRITANI E MADHE- Një vajzë vetëm 7 vjeçe ka ndërruar jetë pasi gomonia me të cilën po përpiqej të në Kanalin Anglez së bashku me familjen, u përmbys në ujërat franceze. BBC shkruan se sipas zyrtarëve, gomonia mbante 16 emigrantë kur u përmbyt, vetëm disa kilometra larg nga bregu.

Prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.

"Një çift, origjina e të cilëve është duke u përcaktuar, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord. Vajza e vogël e çiftit, 7 vjeçe, vdiq nga mbytja,”- tha Préfet du Nord.

Në një deklaratë, zyrtarët pohojnë se besojnë se gomonia ishte e vjedhur dhe nuk ishte mjaft e madhe për numrin e njerëzve në bord.

“Nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz,”- thuhet në raportimin e autoriteteve lokale.

Préfet du Nord tha se dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël u dërguan në spital, por gjendja e tyre nuk ishte kërcënuese për jetën.

Prokurorët në Dunkirk thanë gjithashtu se disa persona janë në paraburgim.

Kjo tragjedi vjen vetëm pasi tre emigrantë ndërruan jetë të mërkurën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez.

Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit.

Poll

MOS HUMB