Bota

Tentoi të trafikonte 40 kg drogë nga Tajlanda, arrestohet 26-vjeçarja greke, dyshohet një shqiptar i përfshirë

Dy burrat janë kthyer në Greqi dy ditë më parë se ajo, ndërsa e reja ka udhëtuar e vetme nëpërmjet Qipros

Zeri
Tentoi të trafikonte 40 kg drogë nga Tajlanda, arrestohet
Pamje nga operacioni i Policisë

LAMIA- Një 26-vjeçare greke është arrestuar në aeroportin e Qipros, pasi iu gjetën 40 kg marijuanë në valixhen e saj. Mësohet, se 26-vjeçarja kishte udhëtuar drejt Tajlandës, e shoqëruar nga dy persona të tjerë, një shqiptar dhe një grek. Dy burrat janë kthyer në Greqi dy ditë më parë se ajo, ndërsa e reja ka udhëtuar e vetme nëpërmjet Qipros, konkretisht nga aeroporti i Larnakës, më 30 mars.

Gjatë një kontrolli në aeroport, asaj iu gjetën 40 kilogramë marijuanë në dy thasë me vakum najloni, të cilat përmbanin thasë më të vegjël me lëndë narkotike. 26-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet qipriote.

Në 48 orët e fundit, janë kryer kontrolle në banesa në Lamia, si në banesën e 26-vjeçares, ashtu edhe në atë të ish-bashkëshortit. Deri më tani, nuk ka informacione nëse ajo është e përfshirë në një rrjet kriminal, apo rreth rolit të shqiptarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB