
LONDËR- Presidentja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha të enjten se Britania kishte një detyrim ligjor për t'iu përmbajtur urdhërit të lëshuar. Deklarata e saj vjen pasi kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak tha se ai do të injoronte vendimin e tij për të dërguar disa azilkërkues në Ruandë.
"Ekziston një detyrim i qartë ligjor sipas konventës që shtetet të respektojnë masat e Rregullit 39,"-u tha gazetarëve në Strasburg presidentja e ECHR Siofra O'Leary.
Madje, O'Leary më herët kishte kërkuar publikisht nga shtetet e tjera që të respektonin urdhrat e Rregullës 39, më e fundit ishte që Rusia pasi u kërkua lirimi nga burgu i Alexei Navalny në vitin 2021. Si përgjigje, zëdhënësi i Sunak tha se qeveria ishte e bindur se ligji përputhej me ligjin ndërkombëtar.
Sipas skemës së prezantuar, azilkërkuesit që arrijnë në brigjet jugore të Anglisë me varka të vogla do të dërgohen në vendin e Afrikës Lindore, në një kamp të ndërtuar nga autoritetet britanike.
Megjithatë, në qershor 2022, GJEDNJ lëshoi një urdhër të minutës së fundit - të njohur si masa të përkohshme sipas Rregullës 39 - për të parandaluar dëbimet e para. Nëntorin e kaluar, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi gjithashtu se kërkesa e qeverisë ishte e paligjshme./ZËRI