Bota

Sot ndodh eklipsi total i diellit, KËTU mund ta shihni teksa ndodh LIVE

Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm për miliona njerëz në pjesë të Amerikës së Veriut, Meksikës dhe Kanadasë. Ai do të fillojë nga Oqeani Paqësor Jugor, në Meksikë, do të vazhdojë në SHBA përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas në Kanada.

k.m.
Sot ndodh eklipsi total i diellit, KËTU mund ta shihni teksa ndodh LIVE
Foto ilustruese

SHBA- NASA ka planifikuar që të mbulojë drejtpërdrejtë të gjithë fenomenin e eklipsit diellor duke filluar nga ora 19:00 (me orën tonë). Sot, e hënë, 8 prill 2024, dielli do të jetë i padukshëm, fenomen që do të shfaqet në 15 shtete amerikane dhe do kthejë sytë e qytetarëve dhe astronomëve drejt qiellit. Sipas NASA-s, afërsisht 31.5 milionë njerëz do të përjetojnë të plotë eklipsin, ndërsa mbi 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë ta përjetojnë qoftë edhe pjesërisht.

Sot ndodh eklipsi total i diellit, KËTU mund ta shihni teksa ndodh LIVE
Harta e eklipsit

Eklipsi i plotë do të jetë i dukshëm për miliona njerëz në pjesë të Amerikës së Veriut, Meksikës dhe Kanadasë. Ai do të fillojë nga Oqeani Paqësor Jugor, në Meksikë, do të vazhdojë në SHBA përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas në Kanada. Gjatë eklipsit total, qielli do të errësohet sikur të ishte agim apo muzg dhe njerëzit do të kenë mundësi të shohin koronën e Diellit. Kjo fazë mund të zgjasë deri në katër minuta.

EKLIPSI LIVE: 

Për të parë fenomenin, grupe astronomësh profesionistë dhe amatorë, astrofotografë dhe "gjuetarë" eklipsesh kanë udhëtuar nga e gjithë bota në Meksikë dhe SHBA për të parë fenomenin.

Eklipsi i ardhshëmdiellor pritet të ndodhë më 12 gusht 2026 dhe do të jetë i dukshëm nga Islanda, Portugalia, Rusia dhe Spanja./ZËRI

Poll

MOS HUMB