Bota

Sondazhet ne SHBA / Harris më e fortë së Biden! Por a do mund t'ja kalojë edhe Trump-it?

Harris nuk mund ta këtë marrë akoma kryesimin, por duket se po ecën mjaft mirë në sondazhe të cilat përfshijnë edhe palët e treta.Në një sondazh të New York Times, Trump është pak përpara Harris, por kjo e fundit po mposht kandidatët e tjerë.

M.M
Sondazhet ne SHBA / Harris më e fortë së Biden! Por a do mund
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA - Kanë kaluar vetëm 10 ditë që kur presidenti i SHBA, Joe Biden u tërhoq nga gara për president, duke i hapur rrugën kështu zëvëndëspresidentes së tij për tu përballur me kundërshtarin republikan, Donald Trump më 5 nëntor. Çfarë po ndodh me demokratët pas këtij ndryshimi?

Duket se sondazhet e para favorizojnë demokraten Kamala Harris pas dorëheqes së Biden. Ajo kryeson me nje diferencë prej 2% ndaj Trump. Por ekspertët thonë se Harris dhe partia e saj duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bëhen shumë optimistë. Në fakt, sondazhet individuale kombëtare e kanë Donald Trumpin përpara me 2%, ndërsa gjatë kohës kur rival kishte Biden-in ai kryesonte me 6% në rang kombëtar.

Ndoshta Harris nuk mund ta këtë marrë akoma kryesimin, por duket se po ecën mjaft mirë në sondazhe të cilat përfshijnë edhe palët e treta. Në një sondazh të "New York Times", Trump është pak përpara Harris, por kjo e fundit po mposht kandidatët e tjerë. Në sondazhi e ri të Wall Street Journal, Trump kryesoi Harris me 2%, dhe Harris nga ana e saj kryeson pjesëtarët e tjerë të kësaj gare.

Sipas Adrian Beaumont, analist zgjedhor në Departamentin e Matematikës dhe Statistikave të Universitetit të Melburnit, Kamala Harris ka gjasa të larta për tu shpallur fituese.

Mendoj se Konventa e Demokratëve në 19-22 gusht do të jetë shumë e rëndësishme për Harris. Kandidatët presidencialë të partive të mëdha zakonisht njihen mirë për votuesit shumë më herët gjatë vitit, pasi ata duhet të fitojnë zgjedhjet paraprake për të fituar nominimin e partisë së tyre. Në përgjithësi, sondazhet tregojnë se Trump ende duket sikur po fiton, por Harris po përmirësohet në krahasim me sondazhet gjatë kandidimit të Biden dhe mund të përmirësohet më tej me një konventë të suksesshme demokratike”, përfundon Beaumont." /ZËRI

Poll

MOS HUMB