Bota

‘Do të thotë shumë për mua’, Kamala Harris merr mbështetjen më të rëndësishme deri tani përballë Trump

Obama ishte presidenti i parë afro-amerikan i Amerikës kur u zgjodh në detyrë në vitin 2008 në një fitore historike për demokratët dhe miratimi i tij është vendimtar për nënpresidenten e SHBA-së, e cila tani po përpiqet të bëhet presidentja e parë grua e Amerikës dhe gruaja e parë afro-amerikane me origjinë indiane që zë Shtëpinë e Bardhë

E.K
‘Do të thotë shumë për mua’, Kamala Harris merr
Kamala Harris dhe cifti Obama

SHBA- Kur u duk se Barack Obama nuk do të ishte në krahun e saj, kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris, ka marrë së fundi një mbështetje të rëndësishme. Në krah të kandidaturës së saj, përballë Donald Trump janë pozicionuar më në fund dhe Barack dhe Michele Obama.

Obama deri më tani kishte qëndruar i heshtur pasi demokratët e tjerë të lartë i dhanë zëvendëspresidentes amerikane mbështetjen e tyre në ditët pasi Joe Biden u tërhoq nga gara.

Ai gjithashtu lëshoi një deklaratë pas vendimit të Bidenit, i cili sugjeroi se ai po bënte thirrje për një garë të hapur rreth një kandidati demokrat, raporton skynews.

Megjithatë, Harris tani ka publikuar një video që tregon se ajo flet me Obamën dhe gruan e tij, ish-Zonjën e Parë, Michelle, në një telefonatë të përbashkët në të cilën ata i japin asaj mbështetjen e tyre.

“Ne telefonuam për të thënë, Michelle dhe unë nuk mund të ishim më krenarë që t’ju mbështesnim dhe të bënim gjithçka që mundemi për të fituar këto zgjedhje dhe Zyrën Ovale”, tha ish-presidenti amerikan.

Harris duke iu përgjigjur telefonatës së tyre tha “O zot, Michelle, Barack, kjo do të thotë shumë për mua”.

“Por mbi të gjitha, dua t’ju them vetëm se fjalët që keni thënë dhe miqësia që keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve do të thotë më shumë sesa mund ta shpreh. Pra, faleminderit të dyve! Do të thotë shumë. Dhe… do të argëtohemi edhe me këtë, apo jo?”, pohoi ajo.

Harris nëse do të kandidohet nga Partia Demokratike, do të përballet në zgjedhjet e 5 nëntorit (e martë) me republikanin, Donald Trump.

Poll

MOS HUMB