
TEL AVIV- Izraeli ende nuk ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e Ismail Haniya, por llogaria zyrtare e qeverisë izraelite në Facebook postoi një foto të Haniyeh me fjalën "I eleminuar" në ballë.
Por postimi u fshi pak minuta më vonë.

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran, kryeqyteti i Iranit, ku kishte shkuar për betimin e presidentit të ri të vendit, Massoud Pezheskian, njoftoi lëvizja islamike palestineze në orët e para të mëngjes.
Musa Abu Marzouk, një zyrtar i Hamasit, tha se sulmi i Izraelit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Sipas burimeve të agjencisë saudite të lajmeve Al Hadath, atentati u krye me një raketë të drejtuar në rezidencën private ku ai banonte në Teheran.
Raketa goditi ndërtesën rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës, më 31 korrik, sipas kohës lokale. Irani në një deklaratë tha se raketa është lëshuar nga një vend tjetër. /ZËRI/