Bota

Funerali i liderit të Hamasit do të mbahet në Katar, Irani shpall 3 ditë zie

Varrimi do të bëhet në Lusail.

I.F
Funerali i liderit të Hamasit do të mbahet në Katar, Irani shpall
Qytetarët duke vajtuar për vrasjen e Ismail Haniyeh

TEHERAN- Funerali i liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh do të mbahet të premten në Doha, Katar. Të enjten, do të mbahet një ceremoni mortore publike në Teheran, pas së cilës arkivoli do të dërgohet në Doha për funeralin zyrtar. Varrimi do të bëhet në Lusail. Sipas të njëjtit burim, raketa goditi rezidencën rreth orës 2:00 të mëngjesit (ora lokale), gjë që raportohet edhe nga media shtetërore e Iranit.

“Republika Islamike e Iranit ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas martirizimit të Ismail Haniyeh”, tha qeveria iraniane në një deklaratë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për "ndëshkim të ashpër" ndaj Izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB