TEHERAN- Irani ka reaguar pas vrasjes së liderit të Hamasit në Teheran. Sipas zyrtarëve raketa që sulmoi rezidencën e tij, u lëshua nga një vend tjetër dhe jo brenda Iranit.
Gjatë deklaratës, Teherani u shpreh se vrasja e Haniyeh do të forcojë më shumë lidhjet midis Iranit dhe Palestinës.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani gjithashtu kërcënoi ata që organizuan vrasjen, duke thënë se gjaku i liderit të vrarë të Hamasit "nuk do të shkojë dëm”.
"Martirizimi i Haniyeh në Teheran do të forcojë lidhjen e thellë dhe të pathyeshme midis Teheranit, Palestinës dhe rezistencës", shtoi Kanani, sipas medias shtetërore iraniane.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se vrasja e Haniyeh ishte një akt i neveritshëm dhe se autorët e tij do të marrin përgjigjen që meritojnë. /ZËRI/