Bota

Rusia dhe Turqia dënojnë vrasjen e liderit të Hamasit: Lufta në Lindjen e Mesme është e pashmangshme!

Rusia dhe Turqia kanë reaguar menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamasit. Të dy vendet e kanë dënuar këtë sulm, ku u shprehen se kjo e sjell Lindjen e Mesme më pranë luftës.

I.F
Rusia dhe Turqia dënojnë vrasjen e liderit të Hamasit: Lufta
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh

GAZA- Turqia dhe Rusia reaguan menjëherë pas deklaratës së Hamasit, se lideri i tyre, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran gjatë një bastisje nga Izraeli.

Të dy vendet në një deklaratë e dënuan vrasjen e Haniyeh, ku u shprehen se tensionet do të përshkallëzohen më tej.

“Ministria e Jashtme e Rusisë e përshkruan vrasjen e Haniyeh si vrasje politike plotësisht e papranueshme”, sipas transmetuesit shtetëror Ria.

Zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Mikhail Bogdanov, tha se vdekja e liderit të Hamasit do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi gjithashtu vrasjen e liderit të Hamasit, duke thënë se ky sulm synon gjithashtu të përhapë luftën e Gazës në një dimension rajonal.

Vrasja e liderit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh, e ka sjellë rajonin më afër një lufte gjithëpërfshirëse se çdo herë më parë, tha për BBC-në Nader Hashemi, një profesor i Studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Georgetown.

"Ky është një zhvillim i madh. Unë mendoj se kjo ndikon gjithashtu në ngjarjet në Liban, sepse vetëm disa orë më parë Izraeli u përpoq të vriste një udhëheqës të lartë të Hezbollahut në Bejrutin jugor, pasi Irani dhe Hezbollahu në një deklaratë lajmëruan se nuk ishin të interesuar për përshkallëzim. Por vrasja e Haniyeh ka përmbysur çdo gjë. Tani Irani ka çdo nxitje për të provuar dhe përshkallëzuar këtë konflikt”, tha ai.

Izraeli dje pretendoi se kishte vrarë Fuad Shukr, një udhëheqës i lartë i grupit të armatosur Hezbollah.

Hezbollahu ende nuk e ka konfirmuar këtë deklaratë të Izraelit.

Ndërsa në orët e para, Hamasi lajmëroi se lideri i tyre, Ismail Haniyeh u vra gjatë një bastisje në Izrael. Sipas grupit palestinez, Haniyeh ndodhej në Iran për ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Iranit. Një zyrtar i lartë i Hamasit është zotuar se grupi do t'i përgjigjet vrasjes së Haniyeh. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB