Bota

Vritet në Iran lideri i Hamasit

Hamasi në një deklaratë ka konfirmuar se lideri i tyre, Ismail Haniyeh, është vrarë në rezidencën e tij në Iran gjatë një bastisje nga Izraeli.

I.F
Vritet në Iran lideri i Hamasit
Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh

TEHERAN- Hamasi ka njoftuar se lideri i tyre, Ismail Haniyeh, u vra në rezidencën e tij në Teheran gjatë një bastisje nga Izraeli.

Sipas BBC, grupi palestinez që kontrollon Gazën tha se Haniyeh u vra në një sulm izraeli.

Izraeli gjithashtu e konfirmoi vrasjen e liderit të Hamasit, ku në një deklaratë tha se bota është një vend më i mirë pa të.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti vrasjen e Haniyeh një akt frikacak dhe një zhvillim i rrezikshëm, i cili do të sjell Lindjen e Mesme më pranë luftës.

Haniyeh mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri iranian, Masoud Pezeshkian të martën.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas vajton për popullin tonë të madh palestinez, për kombin arab dhe islamik dhe për të gjithë njerëzit e lirë të botës”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Hamasit.

Shumica e liderëve të Hamasit mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke iu shmangur tentativave për vrasje nga Izraeli. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB