Bota

"S'kemi më vend për ta"/ Kopshti zoologjik në Gjermani vret 12 babuinë

Mbulimi mediatik tashmë ka kaluar kufijtë kombëtarë. Grupet e të drejtave të kafshëve po sfidojnë vendimin e marrë nga menaxhmenti i objektit, i cili nuk arriti ta menaxhojë në mënyrën e duhur programin e shumimit, gjë që solli lindjen e një numri të madh primatësh.

Redaksia Zëri
"S'kemi më vend për ta"/ Kopshti zoologjik në
Babuinë

GJERMANI- Vendimi i "Tiergarten Nürnberg", Kopshti Zoologjik i Nurembergut, për të eutanizuar 12 babuinë të Guinesë po bëhet një skandal në Gjermani. Mbulimi mediatik tashmë ka kaluar kufijtë kombëtarë. Grupet e të drejtave të kafshëve po sfidojnë vendimin e marrë nga menaxhmenti i objektit, i cili nuk arriti ta menaxhojë në mënyrën e duhur programin e shumimit, gjë që solli lindjen e një numri të madh primatësh. Kështu ndaj menaxhmentit është ngritur një padi penale duke pretenduar shkelje të ligjeve të mirëqenies së kafshëve.

Mbyllja e papritur e kopshtit zoologjik dje për "arsye operative" të paspecifikuara kishte ngritur dyshime midis grupeve të aktivistëve. Disa njerëz hynë në park gjatë mbylljes. Por, sipas mediave të huaja, protestat nuk patën sukses dhe kafshët u vranë.

Zëvendësdrejtori i kopshtit zoologjik Jörg Beckmann konfirmoi vrasjet dhe deklaroi se të 12 kafshët u zgjodhën nga ato që nuk po studioheshin shkencërisht dhe se nuk kishte femra shtatzëna midis tyre. drejtori Dag Encke deklaroi në një konferencë për shtyp se vrasjet ishin rezultat i "viteve të reflektimit". Ai argumentoi se vrasja e babuinëve ishte e nevojshme për të ruajtur një popullatë të shëndetshme, sepse numri i tyre nuk po zvogëlohej memjete të tjera dhe si rezultat kjo po e vinte kopshtin zoologjik në konflikt me ligjet e mirëqenies së kafshëve. 

Popullata e babuinëve të Guinesë në kopshtin zoologjik kishte kapur numrin 43. Mbipopullimi çoi në konflikte midis kafshëve. Kopshti zoologjik deklaroi se kishte ndërmarrë hapa për të adresuar problemin në të kaluarën, dyje transferuar 16 babuinë në kopshte zoologjike në Paris dhe Kinë që nga viti 2011. Megjithatë, këto kopshte zoologjike, dhe një tjetër në Spanjë, kësaj here i kishin njoftuar se kishin arritur kapacitetin dhe nuk pranonin më të tjerë. Edhe një provë kontraceptive që u provua u ndërpre disa vite më parë pasi dështoi të jepte rezultatet e dëshiruara.

Edhe rikthimi i kafshëve në natyrë ishte gjithashtu i paimagjinueshëm, duke pasur parasysh se kafshët e lindura dhe të rritura në robëri nuk janë mund të kujdesen për veten e tyre. Kështu që ata u eutanizuan. Mostrat biologjike u morën për qëllime studimi, ndërsa trupat e tyre u dhanë mishngrënësve të tjerë.

Kjo nuk është hera e parë që një rast i tillë ka tronditur publikun. Në vitin 2014, Kopshti Zoologjik i Kopenhagenit vrau Mariusin, një gjirafë të shëndetshme 2-vjeçare dhe trupi i kafshës u copëtua para një turme që përfshinte edhe fëmijë dhe më pas ua dha luanëve. Disa muaj më vonë, i njëjti kopsht zoologjik eutanazizoi 4 luanë, gjithashtu të shëndetshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB