Bota

Situatë e pazakontë, ministri i Katarit e lë presidentin gjerman 30’ në aeroport

Nga ana tjetër, incidenti i raportuar në shtypin gjerman kujtoi se qeveria gjermane mbështeti Izraelin dhe shpjegoi se situata ishte një reagim ndaj kësaj

E.K
Situatë e pazakontë, ministri i Katarit e lë presidentin gjerman
Presidenti gjerman ne pritje te ministrit te Katarit

KATAR- Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier vizitoi së fundi Izraelin dhe Omanin për të mbajtur kontakte të ndryshme, sa i takon situatës në Rripin e Gazës.

Pas këtyre vizitave, Steinmeier më pas udhëtoi për në Katar, ku u përball me një ngjarje të pazakontë, para se të takonte Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani.

Steinmeier priti në shkallët e avionit për gjysmë ore sepse ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi nuk u shfaq për ta përshëndetur në aeroport.

Për të pritur Steinmeier-in ishte i pranishëm vetëm ambasadori gjerman në Katar, Lothar Freischlader.

Freischlader ishte gjithashtu aty kur Steinmeier priste në derën e aeroplanit qeveritar me krahët e kryqëzuar.

Pasi presidentit federal Steinmeier iu desh të priste pak, Ministri i Jashtëm i Katarit Sulltan bin Saad Al Muraikhi mbërriti dhe më pas u nis për një takim me Emirin Tamim bin Hamad Al Thani.

Në takim u diskutuan çështjet dhe zhvillimet në agjendën rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për situatën në Rripin e Gazës dhe territoret palestineze.

Gjatë takimit, Emiri i Katarit theksoi rëndësinë e sigurimit të një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon, mbrojtjen e civilëve, ofrimin e ndihmës humanitare për banorët e Rripit të Gazës dhe gjetjen e zgjidhjeve me dy shtete në përputhje me rezolutat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, incidenti i raportuar në shtypin gjerman kujtoi se qeveria gjermane mbështeti Izraelin dhe shpjegoi se situata ishte një reagim ndaj kësaj.

Gjermania njihet për mbështetjen e hapur ndaj Izraelit, i cili është përgjegjës për masakrën në Gaza.

Presidenti federal Steinmeier, i cili e sheh masakrën në Gaza si të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, shpjegoi vizitën e tij në video-mesazhin e tij përpara udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.

“Solidariteti me Izraelin, i cili është viktimë e terrorizmit dhe mbron veten”, shpjegoi se ai kishte një qëllim.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB