Bota

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores në Greqi

Lajmin e bëri të ditur të martën sekretarja e shtypit e Presidentit Donald Trump, Katie Zacharia, në konferencën e saj të parë për shtyp. 

zh.ll
Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të japë
Kimberly Guilfoyle

SHBA- Pasi presidenti Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me raportimet për sjelljen e ambasadores, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi është vënë përpara kërkesës për të dhënë dorëheqjen.

Lajmin e bëri të ditur të martën sekretarja e shtypit e Presidentit Donald Trump, Katie Zacharia, në konferencën e saj të parë për shtyp. 

“I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një aset i mrekullueshëm për ekipin dhe i urojmë gjithë të mirat”, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia.

Largimi i kërkuar i Guilfoyle vjen pasi mundësia e shkarkimit të saj u raportua nga Associated Press gjatë fundjavës dhe Trump shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me raportimet për sjelljen e ambasadores.

“Po e shqyrtojmë. Nuk jemi të kënaqur”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse po shqyrtonte shkarkimin e Guilfoyle.

Gjithçka nisi pasi gazeta “The Wall Street Journal” raportoi se ajo kishte kërkuar 100,000 dollarë nga një donator i Trumpit në prag të seancës së saj të konfirmimit vitin e kaluar, në këmbim të aksesit në zyrtarë të lartë të administratës.

Ndërsa kërkonte pagesën nga Eric Deters, një donator i Trump dhe ish-kandidat për kongresin, Guilfoyle kishte reklamuar lidhjet e saj me administratën Trump dhe kishte kërkuar të lobonte te Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dhe Departamenti i Drejtësisë në emër të tij, sipas mesazheve me tekst të shqyrtuara nga Journal. 

Kërkesa i jep fund mandatit të Guilfoyle pas më pak se një viti në këtë post. E propozuar nga Presidenti Donald Trump në dhjetor 2024 dhe e konfirmuar nga Senati në shtator 2025, ajo paraqiti kredencialet e saj në Athinë në nëntor 2025. Ajo është gruaja e parë që shërben si ambasadore e përhershme e SHBA-së në Greqi në epokën moderne./ZËRI

Poll

MOS HUMB