
RUSI- Informacioni i rrjedhur nga shërbimet sekrete ukrainase lidhur me shëndetin e rënduar të Ramzan Kadyrovit ka 'çarë' rrjetin. Të enjten, përfaqësuesi i shërbimeve sekrete, Andrei Yusov , raportoi se lideri çeçen është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, ndërsa dje u përfol se ai kishte rënë në koma, në një spital të Moskës. Kadyrov i është përgjigjur kësaj të dielën në mëngjes, përmes një video të publikuar në kanalin e tij Telegram.
Në video, ai mohon pretendimet se ështër sëmurë, ndërsa shihet duke ecur në një rrugë (nuk dihet se ku) në shi, e pamjet i shoqëron me frazën ironike: Unë këshilloj fuqimisht të gjithë ata që nuk mund të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në internet, të bëjnë një shëtitje në ajër të pastër dhe të rregullojnë mendimet e tyre. Shiu është freskues. Deri tani kam ecur 11 kilometra.
Kadyrov posted a video of himself after rumors stated that he was in a bad condition.
— NOELREPORTS ???????? ???????? (@NOELreports) September 17, 2023
"I strongly advise everyone who cannot distinguish truth from lies on the internet to take a walk in the fresh air and put their thoughts in order. The rain is perfectly invigorating," he said. pic.twitter.com/Gq2HfyTBLQ
Ditët e kaluara mediat e huaja si dhe ato ukrainase kanë shfaqur përfaqësuesin e shërbimeve sekrete të Kievit, Andriy Yusov, teksa deklaronte se gjendja shëndetësore e Kadyrov ishte përkeqësuar ndjeshëm. Sipas tij, lideri çeçen nuk kishte përfunduar në spital si pasojë e ndonjë dëmtimi në fushëbetejë, por për shkak të sëmundjeve ekzistuese.
Raportet për shëndetin e Kadyrov, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ngjallën shqetësime dhe spekulime për pasardhësin e tij. Disa ekspertë argumentuan se Rusia mund të përpiqet të ruajë stabilitetin në rajon duke emëruar një pasardhës të besueshëm, ndërsa të tjerë kishin frikë se situata mund të çonte në rritjen e tensioneve dhe destabilitetit. Ndërkohë, nuk u dhanë detaje për sëmundjet, nga të cilat pretendohet se vuante lideri i Çeçenisë.
Po ashtu, edhe pala ruse heshti dhe nuk konfirmoi zyrtarisht asgjë lidhur me gjendjen e aleatit të ngushtë të Putinit.