Bota

SHBA sekuestron avionin presidencial të Venezuelës, Maduro: Kjo është grabitje

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nuk ndodhej në të në momentin e sekuestrimit.

I.F
SHBA sekuestron avionin presidencial të Venezuelës, Maduro: Kjo
Avioni presidencial i Venezuelës

UASHINGTON- SHBA ka sekustruar avionin presidencial të Venezuelës në Republikën Domenikane. Sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, aeroplani i tij fluturoi mbi Florida-n për të shkuar në Republikën Domenikane. Menjëherë pas kësaj Uashingtoni dha urdhër për konfiskimin e tij. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nuk ndodhej në të në momentin e sekuestrimit.

Zyrtarët amerikanë thanë se Maduro ka shkelur sanksionët e SHBA-së me blerjen e avionit.

Avioni, ekuivalenti venezuelian i "Air Force One" i SHBA-së, përdorej për vizitat shtetërore të Presidentit Maduro nëpër botë. Avioni, një Dassault Falcon 900EX, u ble nga një kompani në Florida, tha Departamenti i Drejtësisë, dhe u eksportua ilegalisht në prill 2023 nga Shtetet e Bashkuara në Venezuelë përmes Karaibeve. Të dhënat tregojnë se fluturimi i fundit i regjistruar i aeroplanit ishte në mars, duke fluturuar nga Karakasi në kryeqytetin Domenikas, Santo Domingo.

Qeveria e Venezuelës e përshkroi konfiskimin si “grabitje” dhe akuzoi Uashingtonin për përshkallëzim të “tensioneve" ndaj qeverisë së Maduros pas zgjedhjeve presidenciale këtë korrik. /ZËRI

Poll

MOS HUMB