Bota

SHBA dhe Kina në kërkim të...paqes

Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se kinezët e kanë ndjekur nga afër vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij, "pritshmëria dhe shpresa se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen".

E.K
SHBA dhe Kina në kërkim të...paqes
Li Qiang dhe Janet Yellen

Kryeministri kinez Li Qiang tha sot se ai shpreson se SHBA dhe Kina mund të jenë "partnerë, jo kundërshtarë", duke iu drejtuar Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen, e cila ndodhet në Pekin. Li vuri në dukje në fillim të takimit të tyre dypalësh se kinezët e kanë ndjekur nga afër vizitën e Yellen që kur ajo mbërriti në Kinë të enjten, me ndalesën e parë në pjesën jugore të vendit, Kantonin (Guangzhou), gjë që tregon, sipas tij, "pritshmëria dhe shpresa se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së do të vazhdojnë të përmirësohen".

Nga ana e saj, ministrja amerikane i tha Qiang se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm. Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit ose aplikacioni i internetit TikTok.

Në Kanton, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së u takua me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng. Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të kenë "kontakte intensive për një zhvillim të balancuar ekonomik", tha në një deklaratë të djeshme, të shtunën, Departamenti Amerikan i Thesarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB