Bota

Serbët në Leposaviq peticion për shkarkimin e tij, Lulzim Hetemi: Firmat po blihen

Ata janë mbledhur poshtë zyrës së Hetemit, ndërsa ky i fundit prej 26 majit të vitit të shkuar kur dhe fitoi zgjedhjet ka dalë nga zyra vetëm një herë.

E.K
Serbët në Leposaviq peticion për shkarkimin e tij, Lulzim Hetemi:
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Lulzim Hetemi, kreu i Komunës së Leposaviqit ka reaguar këtë të mërkurë pas nisjes së një peticioni nga qytetarët serbë, që kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ata janë mbledhur poshtë zyrës së Hetemit, ndërsa ky i fundit prej 26 majit të vitit të shkuar kur dhe fitoi zgjedhjet ka dalë nga zyra vetëm një herë.

Sa i përket mbledhjes së firmave Hetemi tha se ata janë lejuar të ngrejnë çadrat ndërsa hodhi akuza se janë dhënë dhe para që qytetarët serbë të dalin të firmosin peticionin kundër tij. Ndërsa shtoi se nuk do të kandidojë më.

Lulzim Hetemi: Kanë nis sot, do të vazhdojnë, ne jemi këtu. Ne i kemi lejuar dhe duhet t’i përbahen udhëzimit administrative. Janë disa informacione dhe kemi parë që prej tendës së bardhë kanë kaluar te ajo tjetra dhe jam i bindur që kanë shpërndarë edhe para. Nuk do të garoj, e kam pas një cak dhe e kemi arritë, shtrirjen e sovranitetit në Leposaviq, në veri e gjithë Kosovën.

Përveçse shkarkimin e Lulzim Hetemit, serbët kërkojnë dhe shkarkimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq. Grupit i prijnë përfaqësuesit e Listës Serbe. Për të shkarkuar kryetarin duhen 3640 nënshkrime./ZËRI

Poll

MOS HUMB