Bota

'X' së shpejti me pagesë

Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të ''hequr qafe'' llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale dhe për ta bërë këtë duhet verifikimi i përdoruesve

E.K
'X' së shpejti me pagesë
Elon Musk

SHBA- Së shpejti platforma e mediave sociale "X" tashmë në pronësi të miliarderit Elon Musk mund të jetë me pagesë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Musk, i cili ka deklaruar se kjo do të behet me qëllim ruajtjen e llogarive të përdoruesve nga personat "fake" që hapin llogari të rreme. Deklaratën Musk e bëri gjatë nmjë bisede me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu.

Elon Musk: Ne po kalojmë drejt një pagese të vogël mujore për përdorimin e sistemit.

Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të ''hequr qafe'' llogaritë e rreme në platformën e mediave sociale dhe për ta bërë këtë duhet verifikimi i përdoruesve. Me marrjen e drejtimin nga Musk, ''X'', ish-platforma Twitter, ka kaluar në vorbulla të forta largimesh nga puna dhe ndryshimesh administrative. Ky shërbim sipas Musk do të bëjë pjesë në X Premium për të gjithë përdoruesit që duan ti kenë llogaritë të sigurta. 

Poll

MOS HUMB