
SHBA- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbajtur këtë të martë fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën e pavarur. Vuçiç nuk la pa thumbuar as përfaqësuesit europianë, për të cilët tha se nuk duhet ti bëjnë ligjërata në lidhje me sanskionet ndaj Rusisë.
Aleksandër Vuçiç: Së pari do të më mbajnë një ligjëratë për 7-8 minuta, pastaj të gjithë të tjerët do të më mbajnë leksione. Unë do t’i dëgjoj pastaj do t’u them se unë e udhëheqi Serbinë si president dhe përderisa kjo është kështu, atëherë do të udhëheqim një politikë të tillë. Ne e dimë se si kemi kaluar me sanksione. Pse të marrim pjesë. Edhe tash nuk i njohin rregulloret e OKB-së, përfshirë edhe rezolutën 1244. Ne që jemi të vegjël, më mirë ta kuptojmë me kohë sa të vegjël jemi dhe se të mëdhenjve u lejohet çdo gjë. Ende nuk e kam kuptuar sa të vegjël jemi, ndoshta me këto predikime do të më bindin, por nuk jam i sigurt. Të gjithë të mos e humbin rastin të më japin një mësim për moralin e çdo gjë – si dhe në çfarë mënyre të vendosin sanksione.
Presidenti serb komentoi dhe fjalimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Aleksandër Vuçiç: Bideni në fjalimin e tij përmendi integritetin territorial, sovranitetin dhe vetëm te e treta të drejtat e njeriut si vlera më të larta të njerëzimit. Disa herë iu referua Kartës së OKB-së dhe akteve të OKB-së.