Bota

Bashkë-krijuesi i Rick and Morty akuzohet për abuzime seksuale, mes tyre dhe të mitur

Herën e fundit që Roiland shkoi në gjyq, autoritetet i hoqën akuzat me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshem përtej dyshimit të arsyeshëm.

k.m.
Bashkë-krijuesi i Rick and Morty akuzohet për abuzime seksuale, mes
Justin Roiland

SHBA- Justin Roiland, bashkë-krijuesi i 'Rick and Morty', u lirua nga akuzat për dhunë në familje kundër ish-partneres së tij vetëm marsin e kaluar, por duket se telashet nuk kanë mbaruar me kaq. Ndaj tij janë ngritur akuza për abuzime seksuale, të cilat akuzohet se i ka kryer tek fanset e serialit që ai ka krijuar. Këtu përfshihen edhe të mitur.

Herën e fundit që Roiland shkoi në gjyq, autoritetet i hoqën akuzat me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshem përtej dyshimit të arsyeshëm. Sipas NBC News, bazuar në intervistat me 11 gra dhe persona jobinarë, Justin ka shkëmbyer mesazhe me disa nga fansat e tij midis 2013 dhe 2022. Nga 13, me 9 prej tyre kreu marrëdhënie seksuale. Tre nga këta njerëz pretenduan se ishin vetëm 16 vjeç.

Rrjeti i lartpërmendur i të abuzuarve pretendon se ka fotografi, video, postime në mediat sociale, email, dhe fatura të biletave, të cilat vërtetojnë sjelljen e Roiland.

Një grua pretendon se Roiland e detyroi të kryente seks oral me të pasi ajo refuzoi. Një tjetër tha se ndjeu se Justin përfitonte prej saj, pasi kujton se kishte bërë seks me të dhe një grua tjetër pasi kishte pirë alkool dhe ishte përfshirë në një dinamikë të pabarabartë financiare. Pastaj pretendon se përvoja e la atë të traumatizuar mendërisht.

Në të dyja rastet, gratë zbuluan se kishin mesazhe ku Roiland kërkonte falje për sjellet e tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB