Bota

Horror në Francë/ Babai vret djalin, trupin e fut në frigorifer

Dyshimet kanë nisur në momentin që babai ka marrë në telefon një agjensi funerale dhe i ka treguar për vdekjen e të birit dhe organizimin e ceremonisë. Në telefon ai u ka thënë atyre se e kishte futur djalin e vdekur në frigorifer për të ruajtur kufomën.

E.K
Horror në Francë/ Babai vret djalin, trupin e fut në frigorifer
Foto ilustruese

FRANCË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar të enjten e kaluar në Francë ku një fëmijë 7 vjeç i quajtur Imran u gjet i masakruar, i lidhur me litar dhe i ngrirë në frigorifer. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase Policia ka marrë si autor të dyshuar babain e viktimës, ndërsa dy fëmijët e tjerë po të mitur dy dhe tre vjeç janë në spital për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Dyshimet kanë nisur në momentin që babai ka marrë në telefon një agjensi funerale dhe i ka treguar për vdekjen e të birit dhe organizimin e ceremonisë. Në telefon ai u ka thënë atyre se e kishte futur djalin e vdekur në frigorifer për të ruajtur kufomën.

Kjo i ka alarmuar punonjësit e agjensisë, të cilët kanë lajmëruar Policinë. Kur kjo e fundit ka shkuar në banesë ka gjetur të miturin e lidhur me litar, me shenja dhune dhe plagë të ngrira për shkak të futjes në frigorifer. Ndërsa dy fëmijët e tjerë kishin shenja dhune dhe u dërguan në spital.

Autori i dyshuar nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi ka qenë disa here i denoncuar për dhunë në familje. Fëmijët nuk shkonin shpesh në shkollë ndërsa kishin vazhdimisht shenja në trup./Zëri

Poll

MOS HUMB