Bota

Petkoviç 'shënjestron' Kurtin: Nuk dëshiron bisedë apo marrëveshje

Raportohet se në fokus të bisedës mes tyre kanë qenë bisedimet e mbajtura më 14  shtator në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Petrkoviç Kurti nuk dëshiron dialog, negociata dhe kompromis.

E.K
Petkoviç 'shënjestron' Kurtin: Nuk dëshiron
Petar Petkoviç dhe Hami Aksoy

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç është takuar këtë të martë me ambasadorin e Turqisë në Serbi Hami Aksoy, të cilin e ka njoftuar për ecurinë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Raportohet se në fokus të bisedës mes tyre kanë qenë bisedimet e mbajtura më 14  shtator në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Petrkoviç Kurti nuk dëshiron dialog, negociata dhe kompromis.

Petar Petkoviç: Që Prishtina nuk po merr asgjë në drejtim të de-përshkallëzimit është e dukshme mbi të gjitha në terren, ku çdo ditë ndodhin eksese dhe acarime të reja, por u pa qartë edhe në Bruksel, ku Kurti tregoi se nuk donte as bisedë. apo marrëveshje.

Petkoviç shtoi se Beogradi insistoi në respektimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Prishtinën me ndërmjetësimin e BE-së, në radhë të parë për krijimin e Unionit të Komunave Serbe, gjë që delegacioni i Prishtinës e refuzoi./Zëri

Poll

MOS HUMB