Bota

Samiti i Berlinit, Von der Leyen: Koha për të parë të ardhmen me partnerët e Ballkanit Perëndimor

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen shkruan se sot do të shihen arritjet e Ballkanit Perëndimor dhe së bashku ata do të shohin nga e ardhmja.

I.F
Samiti i Berlinit, Von der Leyen: Koha për të parë të
Samiti i Berlinit

BERLIN- Sot shënon 10 vjet nga nisma e Procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama dhe krerët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Berlin për të marrë pjesë në 10-vjetorin e Samitit. Gjithashtu e pranishme në Samitin e Berlinit është dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen shkruan se sot do të shihen arritjet e Ballkanit Perëndimor dhe së bashku ata do të shohin nga e ardhmja.

“Është 10 vjetori i Procesit të Berlinit. Është mirë të jemi në Berlin me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, të shikojmë arritjet tona në të shkuarën, por veçanërisht të shohim përpara, drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë”, shkruan Von der Leyen.

Samiti i Berlinit, Von der Leyen: Koha për të parë të
Postimi i Von der Leyen

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Gjermani për 10-vjetorin e nismës së Porcesit të Berlinit. Ky takim do të mbahet nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ku përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm edhe ata evropianë, si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë takim vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. 

Sipas agjendës së publikuar, pritet që liderët të mbajnë një konferencë për shtyp rreth orës 14:00, pas drekës. Deri më tani bëhet me dije se Scholz dhe Von der Leyen do të flasin rreth arritjeve të Samitit, por nuk ka informacion nëse krerët shtetërorë do të mbajën konferenca të tjera për shtyp, për të folur rreth qëllimeve të tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB