Bota

Sërish? Arrestohet një person i armatosur, po shkonte në mitingun e Trump në Kaliforni

Burri, shkruan New York Post, quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump.

k.m.
Sërish? Arrestohet një person i armatosur, po shkonte në mitingun
Donald Trump

SHBA- Ndodhi sërish! Një burrë i armatosur tentoi që të hynte në një ambient ku kandidati republikan për president, Donald Trump do të mbante një miting. Arrestimi u bë dje të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas. Sherifi lokal tha në një deklaratë se: Mund të kemi ndaluar një tjetër atentat!

Burri, shkruan New York Post, quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë që, sipas sherifit, po planifikonte të vriste Trump. Ai u diplomua në UCLA dhe në vitin 2022 ishte kandidat për Shtëpinë e shtetit të Nevadës. Sipas informacioneve të para, ai kishte mbi vete një armë, një revole dhe një karikator, si dhe një kartë identiteti false.

Burri u pikas nga policia lokale (jo sigurimi e Trump) në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit. Ai u akuzua për posedim të një arme zjarri, por u lirua me një garanci pasurore prej 5000 dollarësh.

Donald Trump, i shpëtoi atentatit të parë ndaj tij në një tubim në Pennsylvania. Autori i ngjarjes ishte një 20 vjeçar, Thomas Matthew Crooks. Një person pjesëmarrës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Trump mori një plagë në veshin e djathtë. Atentati i dytë ishte ai në Butler, Pensilvani, ku FBI arrestoi një person si të dyshuarin kryesor për atentatin në tentativë ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump. Sulmi ndodhi pranë fushës së tij të golfit, teksa ai po luante në West Palm Beach, Florida./ZËRI

Poll

MOS HUMB