
GREQI- E mërkura e kaluar ishte një ditë e zakonshme pune për futbollistin e ndjerë George Baldock. Kësaj here futbollisti i Panathinaikos nuk ishte ftuar nga trajneri i kombëtares për ndeshjet e kombëtares greke ndaj Anglisë dhe Irlandës. Ndaj herët në mëngjes ka shkuar nga Glyfada në Koropi, ku ndodhet qendra stërvitore e “të gjelbërve”.
Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, 31-vjeçari u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij. Sipas mjekut mjekësor që kreu autopsinë, në mushkëritë e futbollistit u gjet ujë dhe shkumë. Por ka ende shumë pikëpyetje për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes. Nuk mund të përjashtohet mundësia e një embolie pulmonare të papritur, e cila rezultoi me vdekjen e futbollistit. Mësohet se gjatë ekspertizës mjeko-ligjore ka pasur një gjetje në zemrën e George Baldock që mund të ketë shkaktuar një episod patologjik.
*Embolia pulmonare është bllokimi i një arterie në mushkëri (arteria pulmonare) që sjell një grumbullim të materialit të ngurtë të transportuar në qarkullim (emboli), zakonisht një mpiksje gjaku (tromb) ose, rrallë, material tjetër.
Sidoqoftë, konkluzionet përfundimtare do të nxirren kur të përfundojnë analizat toksikologjike që ka urdhëruar mjeku mjekësor. Megjithatë, e vetmja gjë që është e sigurt është se konstatimet që ekzistojnë nuk flasin për një vrasje.
Futbollisti u gjet i vdekur nga menaxheri i godinës së tij, i cili gjeti futbollistin 31-vjeçar ndodhej në fund të pishinës, pa shenja jete. Në vendngjarje mbërriti menjëherë një ambulancë dhe Policia. Në banesë u gjet një shishe vodka dhe dy shishe, ndaj edhe ka dyshime se në momentin kur futbollisti ka vdekur, me të ka qenë edhe një person tjetër./ZËRI