Bota

Vizatimi i frikshëm! I riu turk vrau të dashurën dhe ishin, la në kompjuter videon e planit të ekzekutimeve

Pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për të zbardhur misterin që qëndron pas vrasjeve.

k.m.
Vizatimi i frikshëm! I riu turk vrau të dashurën dhe ishin, la
Autori dhe dy viktimat

TURQI- Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Turqinë. 19-vjeçari Semih Çelik vrau Ayşenur Halilin, pastaj İkbal Uzunerin, të dyja me gjysmë ore diferencë nga njëra-tjetra. Më pas, u hodh nga muret e Edirnekapi. Pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për të zbardhur misterin që qëndron pas vrasjeve. Sipas mediave turke, tani hetuesit i kanë hapur kompjuterin vrasësit Semih Çelik, ku edhe zbuluan informacione të reja. 

Në kompjuter u zbulua një video ku ai fliste për vrasjen e Uzunerit dhe kryerjen e vetëvrasjes, por më pas pamjet i kishte fshirë. Tani ka dyshime se i riu mund të ishte pjesë e një grupi që kryen rituale. Këtë tezë e përforcon edhe një vizatim që i ëshët gjetur autorit në banesën e tij, ku duket trupi i një gruaje të copëtuar. Në të njëjtën mënyrë ai vrau İkbal Uzunerin.

Vizatimi i frikshëm! I riu turk vrau të dashurën dhe ishin, la
Vizatimi

Qindra gra kanë protestuar sot në qytetet turke kundër vrasjes së grave. Qindra persona kanë bërtitur zëshëm kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij me rrënjë islamike, AKP. Protesta të ngjashme janë mbajtur çdo ditë gjatë javës, në qytete të ndryshme, kryesisht nëpër kampuse universitare. Protestat kanë shpërthyer prej vrasjes së dy vajzave të reja në javën e fundit. Erdogan, që paraprakisht ka fajësuar alkoolin dhe rrjetet sociale për vrasje të tilla, është zotuar të mërkurën që të forcojë sistemin gjyqësor dhe të luftohet krimi. Turqia regjistron me vite raste të vrasjes së grave. Një grup monitorues ka thënë se vetëm këtë vit janë kryer 299 vrasje të grave, në shtetin me 85 milionë banorë. Më 2021, Turqia është tërhequr prej një konvente të Këshillit të Evropës për parandalim të dhunës ndaj grave, e njohur si Konventa e Stambollit. Konventa obligon autoritetet kombëtare që të hetojnë dhe ndëshkojnë dhunuesit e grave./ZËRI

Poll

MOS HUMB